Ekonomia Online
FUNDIT

Çitaku: Deklarata e Bislimit nuk është vetëm skandal, por është e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën

Çitaku: Deklarata e Bislimit nuk është vetëm skandal, por është e rrezikshme dhe e dëmshme për Kosovën

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj huqjes së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi pas takimit që bëri me zëvendës-sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Çitaku, në Twitter tha se deklarata e Bislimit ka dëmtuar rëndë agjendën e Kosovës. “Me një tweet, zëvendëskryeministri Bislimi dëmtoi rëndë një agjendë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën”, […]

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj huqjes së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi pas takimit që bëri me zëvendës-sekretarin e Këshillit të Evropës, Bjorn Berge.

Çitaku, në Twitter tha se deklarata e Bislimit ka dëmtuar rëndë agjendën e Kosovës.

“Me një tweet, zëvendëskryeministri Bislimi dëmtoi rëndë një agjendë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën”, tha ajo.

Sipas Çitakut, ky veprim është mungesës e profesionalizmit, dhe përpos që është skandal, është edhe e dëmshme për Kosovën.
“Mungesë totale e profesionalizmit. Ky nuk është vetëm skandal. Kjo është e rrezikshme dhe e dëmshme”, tha Çitaku.

Ndryshe, Berge, në reagimin e tij ndaj Bislimit tha se ajo çfarë është biseduar nuk qëndron në përshkrimin që ka bërë zëvendëskryeministri në statusin në Twitter.

“Fatkeqësisht, ky nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me një aplikim të mundshëm në Këshillin e Evropës”, ka thënë Berge.

Me një tweet, ZvKM Bislimi dëmtoi rëndë një agjendë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën.
Mungesë totale e profesionalizmit.
Ky nuk është vetëm skandal. Kjo është e rrezikshme dhe e dëmshme. pic.twitter.com/1trpCRsD7f

— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) March 10, 2022

Të ngjashme