Çitaku i reagon Bislimit: Jeni bërë për keqardhje, me vite e keni mohuar e përbuzur pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili kur u pyet sot nga një gazetar rreth Asociacionit, e kritikoi atë se “më shumë po i interesonte Asociacioni sesa festimi i Pavarësisë’’.

Çitaku në postimin e saj në Facbook, i reagoi Bislimit duke thënë se janë bërë për keqardhje.

Postimi i plotë:

Në një përpjekje të dëshpëruar për t’i ikur përgjegjes lidhur me marrëveshjen për asociacionin, ZvKM Bislimi paska thënë

“Asociacioni po ju intereson më shumë se festimi i Pavarësisë.”

Sinqerisht për keqardhje jeni bërë. Pavarësinë e Kosovës ju e keni mohuar dhe përbuzur me vite, duke u tallur edhe me simbolet shtetërore. Ne pavarësinë e kemi festuar gjithmonë. Lojalitetin ndaj Republikës nuk na e dikton pozita e përkohshme politike.

Ndërkohë, tregoni a doni me i ndërru fjalët për Asociacionin njejtë sic i keni ndërruar fjalët për çdo gjë deri më tani? A po të nxen gjumi?

Të ngjashme