Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar rëndësinë Rezolutës për Mbrojtjen e Viktimave të Luftës, duke kërkuar që e njëjta të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës menjëherë pas pyetjeve parlamentare, raporton Ekonomia Online.
Ajo falënderoi grupet parlamentare për kontributin e dhënë në hartimin e kësaj rezolute.
“PDK falënderon të gjitha grupet parlamentare për kontributin që kanë dhënë për hartimin e një rezolute e cila do të ishte një reflektim i yni si kuvend dhe një deklarim publik rreth të vërtetës historike rreth luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999. Me aq sa kuptova tashmë është arritur dakordim, mirëpo ne insistojmë që kjo të trajtohet si pikë e parë. Nuk besoj se ky Kuvend ka diçka më të rëndësishme për të trajtuar se kjo pikë. Kjo flet shumë edhe për kulturën politike që është duke mbizotëruar tash e disa vite. Për herë të parë ky kuvend ka seancë pa rend të ditës”, tha Çitaku.