Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti në postimin ku ka thënë se nuk do të ketë masa ndëshkuese për ndalimin e dinarit. Sipas saj ai ka përdorur një gjuhë të paqartë.
Çitaku ka thënë se Kurti është tërhequr nga zbatimi i disa masave.
“Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam. A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër? Sinqerisht nuk të kuptova”, është shprehur Çitaku.