Çitaku: Kurti dhe 91 deputetët ta votojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe 91 deputetëve që ta votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.

“Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar. Edhe njëherë i bëjmë thirrje Albin Kurtit që të vijë në Kuvend dhe ta votojmë ligjin. Është shumë e rëndësishme që vendi të ketë stabilitet dhe është shumë e rëndësishme që zëri i qytetarëve të Kosovës, i cili është dëgjuar tash e disa kohë në sheshin e Prishtinës dhe në diasporë, të materializohet me një ligj në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Çitaku.

Të ngjashme