Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës dhe kandidatja për deputete, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti.
Çitaku ka deklaruar se Kurti “nuk e ka shqetësim të ardhmen e qytetarëve të Kosovës”, por sipas saj, fokusi i tij kryesor mbetet historia dhe roli i tij në të cilin ajo thotë se është i papërfillshëm.