Çitaku liston “kushtet” për të qenë pjesë e PDK-së

Prishtinë | 27 Tet 2022 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se për me qenë pjesë e PDK-së duhet me pasë bindje.

“Duhesh me qenë në gjendje me e imagjinu të pamundurën. Duhesh me besu që bashkë mundemi me realizu aspirata të cilat për prindërit tanë kanë ekzistuar vetëm në imagjinatë”, tha ish-ambasadorja kosovare në ShBA.

Sipas saj, PDK-ja nuk është e konformistëve, por e ëndërrimtarëve dhe e guximtarëve.

“Nëse ke ëndërra, nëse ke guxim, PDK është e jotja aq sa është e imja. Bashkë mundemi. www.rinia2022.org”, shkroi ajo në Facebok.

Të ngjashme