Ekonomia Online
FUNDIT

Çitaku në OKB: Ma tregoni dikush çfarë pune bënë UNMIK’u tani në Kosovë

Çitaku në OKB: Ma tregoni dikush çfarë pune bënë UNMIK’u tani në Kosovë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që po mbahet tani ka përmendur edhe operacionin anti-korrupsion që është bërë javë më parë në Veri të Mitrovicës. Me këtë rast, ajo ka thënë se ky operacion është bërë pas hetimeve paraprake që ishin bërë […]

Me këtë rast, ajo ka thënë se ky operacion është bërë pas hetimeve paraprake që ishin bërë dhe se kishte për qëllim vetëm luftimin e krimit të organizuar.

“Policia e Kosovës, është një organizatë që vepron me standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit. Policia ka dëshmuar se është partner në luftimin e krimit të organizuar. Më 28 maj 2019 policia ka realizuar një operacion që kishte për qëllim luftimin e krimit të organizuar. Ky operacion ka ardhur pas hetimeve disa muajsh dhe janë hetuar disa grupe kriminale”, ka thënë ajo.

Çitaku ka përmendur edhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë, me ç’rast ka thënë se nuk është e arsyeshme që UNMIK-u të qëndrojë edhe më tej në vend. “Ne nuk shohim ndonjë arsye për pranin e UNMIK-ut në republikën tonë të re. Kosova e qeverisë vetveten. Me aq shumë çështje me të cilat ballafaqohen njerëzit në botë, jam e sigurt se resurset që i ka ky institucion në Kosovë, mund të shfrytëzohen diku tjetër”, ka thënë ajo. 

Të ngjashme