Çitaku: Një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, përmes një postimi në facebook ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të sqaroj se si është katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?

Duhesh me qenë tej mase amater e I padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.

Ja gjenialiteti i Kryeministrit.

Të ngjashme