Rreth zhvillimeve të fundit dhe ndryshimit për Ligjin e Zgjedhjeve, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku.
Çitaku nuk e konteston përmbajtjen e ligjit, por thotë se e neverit metoda e përdoru për të ndryshuar këtë ligj.
Ajo nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka shkruar se kjo nuk është demokrati por shantazh dhe bullizëm politik.
“Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave. Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile. Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik”, ka shkruar Çitaku