Ish-ambasadorja e Kosovës dhe ish-nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur në lidhje me procesin zgjedhor që pritet të mbahet me 3 korrik në PDK.
Çitaku thotë se nga kjo Konventë PDK-ja duhet të dalë më e fuqishme dhe më e bushkuar.
“Partia Demokratike ka vendosur që të hyjë në proces zgjedhor. Personalisht kam patur një shkëputje nga jeta publike në Kosovë . Zhvillimet e PDK-së gjatë kësaj periudhe i kam pa nga jashtë dhe gjithmonë shihen qartë. Ky proces i është imponuar dhunshëm dhe dua të falebnderoj zotin Enver Hoxhaj që e mori drejtimin e partisë në një kohë të vështirë. Në procesin e fundit zgjedhor PDK ka hyrë me ud. me paqartësi dhe ka qenë një tronditje e thellë pasi nuk kishte liderët e saj historik këtu. Partia Demokratike e Kosovës duhet të aspirojë më shumë sepse mund t’i fitojmë zgjedhjet”
“Partia Demokratike e Kosovës ka nevojë të hapet, të pasurohet. Që nga koha kur jam larguar në SHBA, PDK i ka zhvilluar dy Konventa por edhe kjo nuk mjafton. Nuk po mundohem sonte të kritoj sonte askënd për shkak se nuk kam qenë aty. Unë shpresoj që PDK të ketë një konvetë të fuqishme dhe të dalë edhe më e bashkuar” tha Çitaku në Rubikon.