Ekonomia Online
FUNDIT

Çitaku për aplikimin në KE: Me përjashtimin e Rusisë është krijuar një mundësi e artë

Çitaku për aplikimin në KE: Me përjashtimin e Rusisë është krijuar një mundësi e artë

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, e ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret. Sipas saj, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar. “Kosova sot ka filluar procedurat e antarësimit në Këshillin e […]

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, e ka komentuar aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.

Sipas saj, përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë ia ka hapur derën Kosovës për t’u anëtarësuar.

“Kosova sot ka filluar procedurat e antarësimit në Këshillin e Evropës. Me përjashtimin e Rusisë nga ky institucion, është krijuar një mundësi e artë”, ka shkruar ajo në Twitter dhe Facebook.

“Votat e nevojshme dhe kriteret e kërkuara Kosova i ka plotësuar moti. Ne si PDK do ta japim mbështetjen e plotë në këtë proces”, ka theksuar Çitaku.

Të ngjashme