Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku së fundmi ka folur rreth temës për hapjen e arkivave të UÇK-së, gjë që ka sjell reagime të shumta në vend.

Çitaku thotë se kjo është një kërkesë që Serbia e ka prezantuar që në fillimet e dialogut sepse dëshiron të barazojë politikat e saj kriminale me gjenocidin me luftën çlirimtare të Kosovës.

Arkivat supozohet do të zbulojnë se UÇK-ja ka dashur zhdukjen e popullatës Serbe në Kosovë, gjë që siç sqaroi dhe nënkryetarja e PDK-së nuk qëndron aspak.

Sipas saj qeveria e Kosovës nuk e ka as vetë të qartë se për çfarë ka rënë dakord në Bruksel.

“Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë dhe tani unë druaj që Serbia do të refuzojë të na ndihmojë në gjetjen dhe në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur duke thënë se, ju nuk po na ndihmoni ne dhe as ne nuk do ju ndihmojmë ju” – tha Çitaku në Euronews Albania.

Dakordësia mes palës kosovare dhe asaj serbe për të hapur të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në ka sjelle reagime te ashpra, kryesisht nga ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa sa i takon dialogut me Serbinë, ajo tha se qeveria nuk ka qenë e qëndrueshme. Vlora Çitaku pret një plan të mirëfilltë, jo të detajuar, nga qeveria që do të ketë mbështetje dhe nga opozita ku të paktën të ketë afate kohore dhe procesi të mbyllet me njohje reciproke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme