Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka njoftuar se Kolonel Ilir Qeriqi, ka pranuar ne mënyrë ceremoniale dokumentet zyrtare gjatë takimit vjetor të Departamentit të Intelegjencës së Mbrojtjes të SHBA-ve.
Me këtë rast, Çitaku ka thënë se edhe një nga objektivat e parashtruara u përmbush.
“Vazhdojmë tutje me përkushtim edhe më të madh drejt përmbushjes së misionit fisnik”, ka shkruar ajo në një postim në profilin e saj zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.