Ish- ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kundërshtuar retorikën përçarëse të promovuar nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Çitaku ka deklaruar se “rotacioni demokratik i pushteteve” nuk mund të barazohet “as me luftën çlirimtare, as me rezistencën paqësore gjatë viteve të pushtimit, e as me pajtimin e gjaqeve”, përcjell Periskopi.
“Në Kosovë, që nga viti 2000 ka pasur ndërrim të pushteteve. Gjithmonë përmes votës së lirë dhe në mënyrë demokratike. Asnjëherë rezultati nuk është kontestuar nga askush.” – ka shkruar znj.Çitaku.
Kurti së fundi ka bërë një paraqitje skandaloze në të cilën ka krahasuar zgjedhjet e 14 shkurtit me Referendumin e vitit 1991 kur në pushtet ishte Sllobodan Millosheviqi.
Statusi i plotë:
Rrotacioni demokratik i pushteteve nuk është dhe nuk mund të barazohet as me luftën çlirimtare, as me rezistencën paqësore gjatë viteve të pushtimit, e as me pajtimin e gjaqeve.
Në Kosovë, që nga viti 2000 ka pasur ndërrim të pushteteve. Gjithmonë përmes votës së lirë dhe në mënyrë demokratike. Asnjëherë rezultati nuk është kontestuar nga askush.