Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falënderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suksese dhe mbarësi në angazhimet e radhës Ambasadore Çitaku”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.
Njoftimin e ministrisë e ka publikuar edhe Çitaku e cila ka thënë se ishte nder për të që të shërbente si Ambasadore e Kosovës në SHBA-së.
“Faleminderit nga zemra! Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”, ka shkruar Çitaku.