Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku është takuar me deputeten britanike, Alicia Kearns.
Këtë takim, Çitaku e ka cilësuar si të “ngrohtë dhe miqësor”.
“Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike mund të llogarisë në miq si Alicia”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
E Diela ska se si të fillonte më mirë.
Takim i ngrohtë dhe miqësor me Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
Kosova është e bekuar që në rrugëtimin e saj jo të lehtë drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike mund të llogarisë në miq si Alicia.