Ekonomia Online
FUNDIT

“Cities of Peace” thur në filigran rrëfimin për Prishtinën

“Cities of Peace” thur në filigran rrëfimin për Prishtinën

Për më shumë se 10 vjet projekti “Cities of Peace” apo “Qytetet e paqes” ka udhëtuar nga Jerusalemi në Bagdad, Sarajevë, Nju Jork e shumë qytete të tjera, dhe tash ka ardhur edhe në Prishtinë, ku sonte do të bëhet prezantimi i pikturës “The Flowering”, krejt kjo për të promovuar kulturën e historinë e shteteve […]

Për më shumë se 10 vjet projekti “Cities of Peace” apo “Qytetet e paqes” ka udhëtuar nga Jerusalemi në Bagdad, Sarajevë, Nju Jork e shumë qytete të tjera, dhe tash ka ardhur edhe në Prishtinë, ku sonte do të bëhet prezantimi i pikturës “The Flowering”, krejt kjo për të promovuar kulturën e historinë e shteteve përmes muraleve.

Piktura monumentale që në Prishtinë mban emrin “Lulëzimi” është shndritur me katër lloje të arit të çmueshëm duke përfshirë fletët e paladiumit për të festuar historinë 8 mijë vjeçare të rajonit.

E krijuar me pjesëmarrjen e studentëve, artistëve, studiuesve, nga etni dhe 38-të komuna të ndryshme, “Lulëzimi” gjurmon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij qyteti, me vijat më të holla të filigranit.

Për të parë përgatitjet e fundit para prezantimit në një vizitë në Muzeun e Kosovës ishte ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, i cili tha “Lulëzimi” është një vepër e mrekullueshme.

Ndërkohë u shpreh i lumtur që “Cities of Peace” si projekt amerikan ka ardhur në Kosovë, ndërsa la edhe shenjën e tij në këtë vepër.

“Me të vërtetë, më vjen shumë mirë që po i shoh të gjithë këta artist të rinj me kaq entuziazëm, të cilët janë duke punuar dhe po e japin kontributin e tyre. Po ashtu, më vjen tepër mirë që po e shoh që ka pasur mundësi që një projekt amerikan siç është “Qytetet e paqes” të vijë këtu për të ndihmuar në promovimin e paqes”, tha ai.

Kjo vepër artistike është realizuar gjatë rezidencës dymujore në Muzeun e Kosovës nga drejtoresha artistike e programit Ellen Frank dhe studentë nga e gjithë Kosova.

Projekti “Qytetet e paqes” nderojnë historinë dhe kulturën e qyteteve botërore që kanë përjetuar konflikte dhe trauma të mëdha.

Të ngjashme