Manchester City i është futur garës për transferimin e Lautaro Martinez nga Interi në këtë afat kalimtar veror.
Sulmuesi argjentinas ka kohë që lidhet me një largimin nga Nerazzurët, derisa shumë skuadra evropiane e duan transferimin e tij.
Barcelona është duke i prirë garës për transferimin e Lautaros, por në garë është edhe Real Madridi, që po ashtu i do shërbimet e tij.
Daily Mail raporton se tani edhe Manchester City u është bashkuar dy gjigantëve spanjollë për anëtarin e Interit.
Sergio Aguero me shumë gjasë do të largohet nga Etihad Stadium në këtë verë, e që Pep Guardiola e do një zëvendësues.
Trajneri spanjoll mendon se Lautaro do të ishte pasues ideal i bashkëkombësit të tij, andaj në verë do të tentojë transferimin e tij.
Klauzola e lojtarit te Interi është 111 milionë euro, mirëpo italianët kërkojnë së paku 120 milionë.