Bindshëm e ka nisur luftën për mbrojtjen e titullit në Premierë Ligën angleze, Manchester City.
Me rezultat 5 me 0 e ka mposhtur West Ham Unitedin, madje si mysafir.
Ekipi i Pep Guardioles e ka marrë epërsinë e parë në minutën e 25, me golin e Gabriel Jesus. Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushimin 15 minutësh.
E rikthimi në fushë ishte mbresëlënës me Cityn dhe Raheem Sterling që ka shënuar hattrick. Golin e parë anglezi e shënoi në minutën e 51, të dytën për të e të tretën për ekipin në minutën e 75 ndërsa e fundosi përfundimisht Wes Hamin në minutat e fundit të ndeshjes.
Para golit të fundit të Sterlingut në listën e realizatorëve u shtua edhe Sergio Aguero që shënoi nga pika e bardhë.
Kjo është java e parë në Premierë Ligë.