Manchester City është afër mbrojtësit të djathtë të Tottenhamit dhe Anglisë, Kyle Walker.
Sipas asaj që raporton BBC Sport, “Qytetarët” janë shumë afër të përfundojnë transferimin e Walker-it.
27-vjeçari anglez pritet testet mjekësore ti përfundojë të premten pasi klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje të mërkurën me vlerë deri në 50 milionë funte.
Walker nuk do të bashkohet me Spurs për fillimin e përgaditjeve të tyre para sezonal të premten.
Në vend të kësaj, ai do të udhëtojë me Cityn të hënën për të nisur turneun e tyre në SHBA.