Manchester City ka kompletuar transferimin e talentit kolumbian Marlos Moreno.
Sulmuesi 19-vjeçar është transferuar në Etihad Stadium nga Atletico Nacional dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Moreno do të huazohet menjëherë te Deportivo La Coruna dhe do të mbetet te ekipi spanjoll deri në fund të sezonit 2016-17.
Moreno është transferimi i shtatë i Cityt pas Leroy Sane, Ilkay Gundogan, Nolito, Oleksandr Zinchenko, Gabriel Jesus dhe Aaron Mooy.