Deputeti i PDK-së, Nait Hasani dhe e propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit , Albulena Haxhiu, biseduan disa minuta para Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu refuzoi të tregojë se çka biseduan.
“Është private për të qenë publike e të prononcohemi para mediave”, tha ajo.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e quajti pyetje të kotë atë për bisedën mes Albulena Haxhiut të VV-së dhe Nait Hasanit të PDK-së.
“Pyetje e kotë, megjithë respektin, sepse asnjë deputet i PDK-së nuk lëviz asnjë milimetër nga qëndrimet e partisë. VV dëshiron të krijojë narracione të përçarjes.
Ne këtu jemi të përfaqësuar qëndrimet politike tona dhe vendimet që i kemi marrë në organet e partisë.
S’ka të bëjë me ne veç me zonjën Haxhiu, por me krejt anëtarët e qeverisë: s’kemi votë për asnjë nga ish-ministrat dhe zv/ministrat”, tha Krasniqi.