Çka është inteligjenca emocionale?

C
Prishtinë | 14 Dhj 2023 | 01:15 | Nga Ekonomia Online

Inteligjenca emocionale është një ndër aftësitë më të mrekullueshme të njeriut, që në fund të fundit na bën të jemi njerëz.

Inteligjenca emocionale është aftësia për të kontrolluar vetveten dhe emocionet tona, dhe t’i vëmë ato në lidhje me të të tjerëve.

Në tërësinë e vet, bëhet fjalë për aftësitë e nevojshme për të përballuar marrëdhënie dhe komunikime me të tjerët, kur nga të dy palët përfshihen emocione. Nuk është e lindur dhe nuk bën pjesë tek “karakteri”, si beson shumëkush, por mund të ndërtohet dhe të rritet.

Për shembull, njeriu mund të “stërvitet” të njohë emocionet e veta, si i shpreh dhe cili është efekti i tyre mbi të tjerët. Apo mund të punohet për mënyrën e të shprehurit të emocioneve të forta si zemërimi, në mënyrë të ndryshme nga e zakonshmja (duke mbajtur të ulët tonin e zërit, apo duke folur me një ritëm të ndryshëm).

Në këtë mënyrë, ushtrohet autodisiplina dhe rritet vetëvlerësimi.

Një sasi e mirë inteligjence emocionale është e dobishme, si për të bërë të funksionojë marrëdhënia në çift, ashtu edhe marrëdhëniet me miqtë, por edhe për të menaxhuar sa më mirë marrëdhëniet e punës dhe ato sociale në mënyrë të përditshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme