Ish-kampioni i botës në versionin WBF, Erzen Rrustemi ka shtuar peshë kohëve të fundit dhe gjendja e tij lë për të dëshiruar. Por, a do të rikthehet në formën e dikurshme boksieri shqiptar apo do të heq dorë përfundimisht nga boksi profesionist?
Erzen Rrustemi është njëri prej boksierëve më të suksesshëm shqiptarë të dekadës së fundit, shkruan Gazeta Express.
Boksieri shqiptar ishte shpallur kampion bote në versionin ËBF në vitin 2017 pasi e kishte nokautuar boksierin Ricardi Ramirez.
Mirëpo, gjendja aktuale fizike e boksierit nga Kosova lë për të dëshiruar.
Në disa fotografi, të siguruara nga Gazeta Express, boksieri shqiptar shihet të ketë shtuar peshë të madhe.
Por, a do të kthehet Erzeni në formën e dikurshme, për t’i vazhduar sukseset e njëpasnjëshme, sikur në të kaluarën?
Apo ndoshta kjo mbipeshë mund ta dërgojë drejt pensionimit të parakohshëm!
Këtë mbetet ta shohim në muajt në vazhdim.
Rrustemi njihet si një atdhetar i madh dhe sa herë bokson, nuk i mungon flamuri kombëtar shqiptar.
Gjithashtu, ai është edhe njeri human, pasi ka ndihmuar sa ka pasur mundësi, ndërkohë që Kosovën nuk e harron kurrë.