Ekonomia Online
FUNDIT

Çka po ndodh në KEK, anulohet një tender në vlerë 60 mijë euro

Çka po ndodh në KEK, anulohet një tender në vlerë 60 mijë euro

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nëpërmjet njoftimit për kontratë të cilën e kishte iniciuar në muajin qershor të këtij vitit, kishte për qëllim angazhimin e një kompanie për këshilla ligjore. Madje kishte parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 60 mijë euro, me kohëzgjatje prej 12 muajve. Për këtë aktivitet të prokurimit, KEK-u kishte përdorur […]

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), nëpërmjet njoftimit për kontratë të cilën e kishte iniciuar në muajin qershor të këtij vitit, kishte për qëllim angazhimin e një kompanie për këshilla ligjore.

Madje kishte parashikuar të nënshkruajë kontratë në vlerë deri 60 mijë euro, me kohëzgjatje prej 12 muajve.

Për këtë aktivitet të prokurimit, KEK-u kishte përdorur procedurën e hapur të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës – çmimin më të ulët.

20 korriku ishte caktuar të ishte dita e fundit deri kur mund të ofertonin kompanitë e interesuara. Për ofrimin e këshillave ligjore, ishin pranuar tri oferta.

Mirëpo ky aktivitet i prokurimit u anulua. Arsyeja e anulimit të këtij tenderi ishte mungesa e ofertave të përgjegjshme.

“Në mungesë të ofertave të përgjegjshme anulohet aktiviteti i prokurimit” – thuhet në njoftimin për anulim.

Të ngjashme