Çka po reklamon Eni Koçi?

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 18:02 | Nga

Me disa fotografi atraktive të publikuara në rrjetet sociale, Eni Koçi e ka paralajmëruar këngën e saj të re.

Kënga do të jetë bashkëpunim dhe do të mbajë titullin “Hold up”.

“Mezi pres që ta dëgjoni këngën time të re, ‘Hold up’, që do të dalë këtë muaj në bashkëpunim me Blake (Armir Mehmeti), United Records, Black Fish Entertainment…”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Për këto imazhe, Eni ka pozuar para aparatit të Juxhin Kurtit.

Në ndërkohë, është duke u spekuluar se Genc Prelvukaj dhe bukuroshja nga Shqipëria janë në një lidhje romantike, megjithëse asgjë nuk është konfirmuar deri më tani.

Reperi nga Kosova ditë më parë lansoi bashkëpunimin “Nuk ka dashni” me motrën e Enit, Greta Koçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme