Çka shohin meshkujt te një femër së pari

Prishtinë | 15 Dhj 2024 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Sado e çuditshme që të ju duken, meshkujt kanë disa gjëra që i vënë re që me të parën tek femrat. Ato janë edhe thelbësore për një lidhje të mundshme. Por cilat janë ato gjëra që meshkujt vënë re fillimisht tek femrat.

Buzëqeshja

Kjo është më se e qartë, pasi që njerëzit e lumtur janë atraktiv. Gjithashtu, shkenca ka vërtetuar se sa më të bardhë dhëmbët, aq më joshës do të dukeni.

Zëri i lartë

Sipas një studimi, thuhet se zëri i lartë evokon rininë dhe nënkupton një trup të vogël dhe femëror, të cilët janë tejet joshëse për meshkujt.

Flokët e shëndetshëm

Flokët e ndritshme, të plota dhe gjata janë shumë atraktive. Veç këtyre, ato janë edhe shenjë e shëndetit të mirë dhe pjellorisë.

Ngjyra e kuqe

Ngjyra e kuqe ndryshe njihet edhe si ngjyrë e epshit. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë e veshura me ngjyrë të kuqe janë më atraktive. Prandaj, mos harroni të vishni një fustan të kuq kur dilni me mashkullin e ëndrrave.

Bel më i gjerë në proporcion me ijet

Një proporcion 7:10 është shumë i kënaqshëm për meshkujt, siç duket. Beli dhe ijët janë të lidhura me lindjen e fëmijëve, gjë që i bën meshkujt të mendojnë se ijët e mëdha janë të mahnitshme për lindjen e fëmijëve. Kjo është tejet e qartë që meshkujt i pëlqejnë belat e hollë dhe të pasmet e mëdha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme