Psikologia Angelika Fas zbulon se çfarë tregon për juve ngjyra e preferuar.
E KUQE: Pasion, forcë dhe dominim
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: Ngjyra e kuqe mban forcën dhe dominimin. Kur dëshironi të bini në sy, vishni diçka të kuqe për të treguar natyrën pasiononte dhe impulsivitetin.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është e kuqe: Ju jeni luanë te vërtetë. Plot vetëbesim, ate që synoni e realizoni. Nuk iu pëlqen t’iu komandojnë, prandaj grindeni shpesh. Ata që ju njohin e dinë se jeni të ndjeshëm, madje edhe romantik. Në lidhje jeni të pasionuar dhe merrni iniciativë.
E VERDHA: Çdo ditë është fillim i ri
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: E verdha heq mendimet e këqija, frymëzon dhe vepron duke iu nxitur.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është e verdha: Ju që herët në mëngjes jeni të zgjuar dhe mezi pritni ditën e re. Jeni plot ide. Atmosfera harmonike ka rëndësi për ju, dhe dini t’i pajtoni palët në konflikt. Ju pëlqen puna ne grup dhe keni sens humori.
PORTOKALLI: Ju njihni vetëm pozitiven
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: Ngjyra portokalli flet për njerez të hapur dhe të gatshëm për shoqërim.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është e portokallit: Ju jeni të gëzuar dhe të kthjellët dhe gjithçka e shihni vetëm në anën pozitive. Me lehtësi beni përshtypje tek të tjerët.
Ndryshimi i planit për ju nuk paraqet kurrfarë problemi. Përveç kësaj ju kënaqeni në kontaktin fizik – përqafimet e miqve dhe njerëzve të afërt kanë rëndësi për ju.
E ZEZA: Elegancë, kokëfortësi, sharm
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: Ngjyra e zezë ka efektin e misterit. Nëse visheni me të zeza do të dukeni elegante dhe sharmante.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është e zeza: Doni që njerezit ta kenë vëmendjen tek ju, e jo tek garderoba juaj. Kur duhet të merrni vendime, nuk i merrni parasysh ndjenjat por vetëm argumentet.
ROZË: Keni qëllimet e vogla
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: Ngjyra rozë nxit aftësinë e të menduarit. Disa detaje të tilla roze në tavolinën tuaj të punës do të bëjnë mrekulli të vërtetë.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është rozë: Ju jeni të gjallë dhe keni sens për detaje. I vendosni vetes qëllime të vogla dhe dini ta shpërbleni vetën për suksesin e arritur. Punët më të mëdha për ju nganjëherë paraqesin ngarkesë, prandaj preferoni t’ua lini të tjerëve.
VJOLLCË: Jeni krijues
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: Ngjyra vjollce nënkupton kreativitet dhe prirje ndaj artit. Muret e ngjyrosura në vjollce do t’iu relaksojnë dhe qetësojnë./faktoman.com
Nëse ngjyra juaj e preferuar është vjollcë: Ju pëlqen ekstravaganca, jeni krijues dhe dini të pikturoni, shkruani apo merreni me dekorime. Shumica mendojnë se jeni kokëfortë, por kush iu njeh e di se sa keni rëndësi për të. Ju keni stil ekzotik.
E GJELBËR: Ngjyra e vetëbesimit
Ç’do të thotë kjo ngjyre: Ngjyra jeshile shton përqëndrimin. Kur shkoni në nje bisedë të rëndësishme vishni diçka jeshile.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është jeshilja: Ju jeni person i besueshëm dhe i gatshëm që të dëgjoni. Për ju ka rëndësi siguria, por njëkohësisht jeni të hapur ndaj opinionit.
KAFE: Do t’ia dal, sigurisht!
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: Ngjyra kafe nënkupton qetësi, durim dhe qëndrueshmëri. Nëse jeni të stresuar, vishni diçka ngjyrë kafe dhe do ta keni më lehtë.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është e kafta: Ju jeni praktik, me këmbëngulje i ndiqni qëllimet tuaja dhe dini të kënaqeni. Vështirësitë nuk jua largojne taktin: gjithmonë gjeni zgjidhje, e cila i kënaq të gjithë.
E KALTËR: Qetësi e brendshme
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: Ngjyra bojëqielli simbolizon miqësinë, qetësinë dhe baraspeshën e brendshme.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është bojëqielli: Ju shpesh dukeni si me kokë në re, por gjithmonë jeni prezentë për të ndihmuar miqtë. Dini t’i vlerësoni mirë mundësitë tuaja, por edhe njerëzit rreth jush.
E BARDHA: S’doni kaos!
Ç’do të thotë kjo ngjyrë: E bardha është simbol i rendit dhe pastërtisë, por edhe rezervave.
Nëse ngjyra juaj e preferuar është e bardha: Ju jeni shumë të ndjeshëm. E doni pastërtinë dhe situatën e qartë. Në rrethin tuaj gjithçka duhet të jenë në rregull. Dini të caktoni prioritete në punë, ashtu edhe në jetën private.