Çka u sekuestrua në aksionin e Policisë në tri komunat veriore?

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Në aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua mëngjesin e sotëm në komunat veriore të Kosovës, janë sekuestruar makina, motorë dhe anije.

Deri më tani janë sekuestruar makina, motora, anije, kurse janë identifikuar për sekuestrim edhe villa, banesa dhe lokal, të cilat janë në pronësi të të dyshuarit Milan Radojiçiq, raporton betimi për drejtësi.

Kurse, prokurori special Naim Abazi ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës të premten është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Milan Radojiçiq.

Të ngjashme