Ekonomia Online
FUNDIT

Clark pret leje nga Haradinaj për investim në Kosovë

Clark pret leje nga Haradinaj për investim në Kosovë

Gjenerali Amerikan në pension, Wesley Clark, që përfaqëson kompaninë “Envidity” ka deklaruar se është në pritje të vendimit nga Qeveria Haradinaj për lejimin e investimeve në fushën e mineraleve energjetike. Gjenerali që kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe në vitin 1999 ka thënë që këto investime nuk ndodhën në Kosovë deri tani […]

Gjenerali Amerikan në pension, Wesley Clark, që përfaqëson kompaninë “Envidity” ka deklaruar se është në pritje të vendimit nga Qeveria Haradinaj për lejimin e investimeve në fushën e mineraleve energjetike.

Gjenerali që kishte udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe në vitin 1999 ka thënë që këto investime nuk ndodhën në Kosovë deri tani për shkak të reagimeve në Kuvend për mos lejimin e shfrytëzimit të burimeve të thëngjillit.

Këto komente Clark i ka bërë gjatë Forumit Global të Qytetarëve në Mal të Zi.

Projekti i kompanisë së tij ka të bëjë me gazifikimin e thëngjillit nëntokësor, që mundëson prodhimin e naftës sintetike nga procesi kimik i gazifikimit të thëngjillit, ku së pari do të investohej 15 milionë dollar për të arritur deri në 5 miliard.

“Evidity” për herë të parë ka aplikuar për licencë në Kosovë që në vitin 2013.

Të ngjashme