Clark rrëfen momentet kur e detyruan Millosheviqin të dorëzohet

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 13:36 | Nga

Në një intervistë për “Huffington Post”, Gjenerali Wesley Clark ka komentuar luftën në Bosnjë, Irak, Afganistan, sfidën e Rusisë ndaj rendit botëror, rrezikun e luftës nga llogaritja e gabimeve në Kore, vazhdimin e kërcënimit terrorist dhe paqëndrueshmërinë e përgjithshme në Lindjen e Mesme, si dhe fitoren vendimtare dhe mbresëlënëse në Kosovë kur ishte në detyrën e Komandantit atje, transmeton zeri.info

“Në vitin 1995 shkova me Richard Holbrukun për të nisur negociatat me Presidentin serb Millosheviç dhe liderët e tjerë ballkanikë, në lidhje me planin e paqes të Bill Klintonit për Bosnjën. Në një moment, sulmet ajrore u nisën brenda Bosnjës për të ushtruar presion ndaj serbëve për të respektuar marrëveshjen e paqes së Dejtonit. Ne negociuam një zgjidhje diplomatike me premtimin e paqeruajtësve të NATO-s që rezultoi në përfundim e luftës katërvjeçare që shkaktoi më shumë se 100,000 vdekje dhe krijoi 2 milionë refugjatë. Zgjidhja jonë diplomatike funksionoi në Bosnje. Tre vjet më vonë, Millosheviç nisi një fushatë spastrimi etnik në Kosovë. Ne përsëri propozuam diplomacinë. Shqiptarët ranë dakord për zgjidhjet diplomatike. Millosheviç nuk pranonte zgjidhjen diplomatike vazhdoi me spastrimin etnik. Një fushatë ajrore u pasua në ndjekje të zgjidhjes diplomatike të konfliktit. Pas 78 ditësh, forca e NATO-s e detyruan Millosheviçin të dorëzohet dhe të largojë trupat nga Kosova, si dhe t’u lejoi shqiptarëve të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Fitorja në Kosovë mposhti gjenocidin. Rëndësia e aleatëve dhe e NATO-s, diçka që Trump po e dobëson, provohet të jetë shumë e vlefshme në fitoren e Gjeneralit Clark në Kosovë. Historia shpesh përsëritet. A janë liderët tanë të tanishëm të përgatitur për të vepruar në mënyrë të drejtë për të parandaluar gjenocidin e ardhshëm? Apo të një krize vërtetë të tmerrshme si ajo që ndodhi në Kosovë, shkruan ndër të tjera, Huffington Post.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme