Aktori dhe regjisori 86-vjeçar, Clint Eastwood, në një intervistë për revistën “Esquire” ka zbuluar preferencës e tij mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Eastwood thotë se mbështet Donald Trump-in, ndërsa kritikon Clintonin se po ndjek gjurmët e Obamës.
Aktori i njohur shprehet se është “i fortë” dhe padyshim një zgjedhje më e mirë se Clinton, për të cilën thotë se i përket brezit të atyre që kanë frikë t’i thonë gjërat siç janë dhe zgjedhin gjithmonë të jenë politikisht korrektë.
Eastwood, i cili ka qenë gjithmonë republikan, është ylli i parë i Hollivudit që del publikisht në mbështetje të Trumpit, ndërsa një pjesë e kolegëve të tij, mes të cilëve edhe Meryl Streep, mbështesin Clintonin.