“Çmendet” moti javën që vjen, reshje të dendura dhe përmbytje

Prishtinë | 04 Nën 2016 | 15:20 | Nga

Sipas Meteoalb-it, fundjava do të jetë me vranësira dhe kthjellime, ndërsa gjatë javës së ardhshme shirat do të kenë intensitet të lartë, që do të sjellin edhe përmbytje në zona të caktuara të vendit.

Parashikimi nga Meteoalb: Gjatë orëve vijuese, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të gjenerojnë herë pas here shira të dobët, më të dukshme në veri të vendit.

Parashikohet që fundjava të jetë me kthjellime dhe vranësira në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me vranësira dhe shira zonat malore veriore.

Java tjetër do të dominohet me shira intensivë duke rrezikuar përmbytje në shumë zona të vendit. Më problematike situata do të paraqitet ne veriperëndim dhe qendër, nuk përjashtohen mundësitë për përmbytje edhe në zonat jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit janë rritur në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të jenë rreth vlerës 22 gradë C.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme