Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe konsumatorët gjermanë ndeshen me fatura të larta. Problemi është se nuk pritet ndonjë përmirësim i shpejtë, thekson Henrik Böhme.
Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve, se çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka litri, kështu e vendosën dikur Të Gjelbrit në një kongres të tyre para 23 vjetësh, për ta bërë përdorimin e automjetit tek gjermanët të papërballueshëm. Por ky hap nuk u prit mirë, me zor atëherë kjo parti ia doli të hynte në Bundestag.
Një episod gati i harruar, ndërkohë që tani Të Gjelbrit ndodhen para momentit të futen në qeveri për herë të dytë të historinë e tyre. Por situata këtë herë është shumë më ndryshe.
Pandemia nuk ka marrë ende fund, efektet ekonomike të saj janë (duke hequr mënjanë ato shëndetësore) janë të jashtëzakonshme.
Çmimet e larta të energjisë janë një pjesë e tyre. E aspak vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën.
Gjë që thjesht e në radhë të parë lidhet me atë, që ekonomia botërore, megjithë pandeminë në vazhdim, po rimëkëmbet më shpejt se pritej.
Me pasojë një rritje të jashtëzakonshme të urisë për energji: E dimë një kërkesë e fortë rrit çmimet.
Por si këtë herë nuk ka ndodhur kurrë: Vetëm çmimi i shumicës tek gazi është rritur këtë vit me 44%. Edhe çmimi i naftës është rritur në nivele të larta duke u dyfishuar brenda një viti.
Në thelb këto janë lajme të mira, sigurisht jo për shoferët e automjeteve, por për shndërrimin e ekonomisë në drejtim të neutralitetit ndaj klimës.