Agjensia e Statistikave të Kossovës ka njoftuar që çmimet e konsumit pësuan rënie në një mesatare prej(-0.1%) në muajin shtator 2019, krahasuar me muajin gusht 2019.
Kjo rënie u shkaktua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit të mishit, qumështit dhjathit vezëve, pemëve, shërbimeve në transport siq është rënia e çmimeve të biletave të transportit ajror.
Më poshtë është komunikata e plotë dërguar mediave.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2019, viti bazë 2015=100.
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.1%) në muajin shtator 2019.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej
(-0.1%) në muajin shtator 2019, krahasuar me muajin gusht 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (-0.7%); qumësht, djathë dhe vezë (-0.9%); pemë (-2.3%); shërbime për transport (-3.6%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pushime të organizuara (-6.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.
Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (0.6%); kafe, çaj dhe kakao (1.4%); veshje (0.9%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (1.2%) – (ngritje e çmimit të drunjve të zjarrit), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK.
Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit, e matur në muajin shtator 2019, me muajin shtator 2018 ishte 2.4%. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (12.5%); mish (3.2%); qumësht, djathë dhe vezë (1.5%); vajra dhe yndyra (3.0%); pemë (1.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.4%); kafe, çaj dhe kakao (11.3%); pije alkoolike (2.0%); duhan (2.5%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (1.8%); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0.8%)-(ngritje e çmimit të drunjve të zjarrit); mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa dyshemeje të tjera (1.3%); pajisje shtëpiake (2.5%); qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3.8%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (4.1%); shërbime ambulantore (1.7%); blerje e automjeteve (1.5%); pushime të organizuara (5.9%); shërbime për strehim (4.6%); gjëra personale (3.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.6 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-3.2%); shërbime për transport (-2.9%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pajisjet audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK”.
Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2019, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves /ekonomi/cmimet