Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë

Prishtinë | 30 Sht 2023 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Sigurisht ju ka ndodhur që kur të bëni pazar karroca juaj të jetë e mbushur me shumë llojshmëri ushqimesh.

Por a keni menduar ndonjëherë se pse frutat e juaja disa ditë më vonë, bëhen të buta e të lëngshme?

Frutat, të tilla si domate, banane dhe pjepra, prodhojnë gaz etilen, një përbërës që përshpejton prishjen. Kastravecët janë super të ndjeshme ndaj këtij përbërësi, kështu që ata kanë nevojë për vendin e tyre larg këtyre frutave që përmendëm më sipër, transmeton Klan Kosova.

Ndonjëherë frutat nuk duhen mbajtur së bashku dhe ky është rasti i mollëve dhe portokallieve.

Frutat lëshojnë një gaz të quajtur etilen i cili do të çojë në shkatërrim më të shpejtë të prodhimeve, ruajini mollët në frigorifer nëse dëshironi të zgjasni më shumë, ndërsa portokallet e ruajtura në frigorifer (larg nga mollët) duhet të vendosen në një qese rrjetë në mënyrë që ajri të qarkullojë rreth tyre.

Bananet janë ato që kalben më shpejt nëse nuk i konsumoni brenda ditës. Ja një zgjidhje mbani disa në vendin që i shihni dhe i konsumoni dhe të tjerat në frigorifer për të vonuar procesin e pjekjes.

Mos i lini patatet dhe qepët të ngatërrohen me njëra tjetrën, patatet dhe qepët e skuqur janë një kombinim i këndshëm, por mos i mbani së bashku para se t’i gatuani ato, pasi qepët do të bëjnë që patatet të mos jeni më të mira.

Është mirë të ruani sende si patate dhe kunguj në një shportë të thurur në ajër në një vend të freskët dhe të errët për të ruajtur freskinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme