Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 15 centë dhe u tregtuan me 61.87 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 35 centë dhe u tregtuan me 62.02 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 13 centë ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 56.53 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 43 centë dhe u tregtuan me 56.66 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit shënoi ndryshime shumë të vogla mëngjesin e kësaj të hëne dhe u tregtua me 1,505.05 dollarë amerikanë për onz.