Çmimet e prodhimit u ulën për 4.9 për qind

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 16:44 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2016.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2015, çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej -4.9 për qind.

Por, indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë ishte më i lartë për 0.4%, krahasuar TM2 2016 dhe TM3 2016. Rritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehet te: prodhimi i metaleve (7.4%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.5%); nxjerrja e xehes së metalit (1.3%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.7%); prodhimi i mobiljeve (0.2%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.2%); dhe grumbullimi, trajnimi dhe furnizimi me ujë (0.1%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi produkteve kimike (-2.4%); prodhimi i pijeve (-1.6%); prodhimi i produkteve ushqimore (-1.0%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.8%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.7%); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.5%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2016 me TM3 2015 çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-4.9%). Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishte te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-12.9%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-16.0%); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-7.2%); prodhimi i produkteve kimike (-2.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-2.5%); prodhimi i pijeve (-1.4%); nxjerrja e xehes së metalit (-0.8%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7%); dhe prodhimi i mobiljeve (-0.7%).

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i metaleve (5.4%); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.1%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.1%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (1.9%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (1.9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (1.3%); prodhimi i produkteve ushqimore (0.5%); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.2%).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme