‘Çmontohet’ banda shqiptare që transportonte emigrantë në Britaninë e Madhe

Prishtinë | 09 Tet 2022 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Banda shqiptare që transportonte emigrantë në Britaninë e Madhe nëpërmjet Spanjës është “çmontuar” pas një sërë arrestimesh, ka bërë të ditur Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).

Rrjeti i krimit të organizuar kontrabandonte kryesisht emigrantë shqiptarë përmes qyteteve veriore të Spanjës, Bilbao dhe Santander në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur tragetet dhe rrugët e transportit të mallrave në Portsmouth, Southampton dhe Liverpool, njoftoi NCA.

Siç njofton NCA, çdo migrant besohet të ketë paguar midis 3,000 dhe 15,000 euro për të migruar në Britani. Rrjeti i bandës u siguronte migrantëve strehim dhe ushqim derisa ata niseshin drejt Britanisë.

Emigrantët besohej se kishin ardhur direkt nga Shqipëria në Spanjë për udhëtime të mëtejshme, por gjithashtu ishin rekrutuar nga kampet përreth porteve spanjolle.

Ndryshe, oficerët e NCA me bazë në Spanjë dhe MB bashkëpunuan me Guardia Civil të Spanjës për më shumë se një vit për të identifikuar drejtuesit e organizatës.

Midis të hënës dhe të mërkurës, u bënë shtatë arrestime – dy në Madrid dhe pesë në rajonin bask. Të arrestuarit jetonin kryesisht në Shqipëri, por u arrestuan në Spanjë.

Të ngjashme