“Çohu dil jashtë. Mbylle gojën, rrugaç” – Ramabaja lëshon studion pas përplasjes me Ollurin

Prishtinë | 08 Maj 2023 | 22:45 | Nga Ekonomia Online

Sadri Ramabaja është zgjuar nga ulësja e tij në emisionin Pressing në T7 dhe nuk ka pranuar të rri në të njëjtën studio me Parim Ollurin.

Ramabaja po debatonte me panelistët për arritjet e qeverisë, kur i ndërhyri Olluri i cili nuk e la të fliste dhe të përfundonte fjalinë.

“Çohu dil jashtë. Mbylle gojën, rrugaç”, i tha Olluri.

Këtu Ramabaja u ngrit dhe largua.

“Ose ky ose unë. Nuk rri me ksi rrugaça. Mos më thirr kurrë më me këso”, reagoi ai.

“Dil jashtë e mos të shoh më këtu”, i tha përsëri Olluri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme