Çohu: Zyrtarët e lartë deklaruan kursime më të mëdha se rroga

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 12:24 | Nga Zejnepe Bekteshi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Çohu në një konferencë për media ka prezantuar një hulumtim mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë dhe për sistemin ekzistues të parandalimit të pasurimit të paligjshëm, raporton Ekonomia Online.

Për pjesën e parë, atë të deklarimit të pasurisë, është përzgjedhur një listë prej 71 zyrtarësh të lartë publikë të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010 e deri sot.

Leonida Malliqaj, tha se problemet e gjetura në regjistrat e pasurisë janë klasifikuar në probleme që lidhen me pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme, të hyrat, paratë e gatshme si dhe paraqitja e bizneseve apo aksioneve.

Sipas saj, nga 71 rastet e shqyrtuara, vetëm tek regjistrat e 11 zyrtarëve nuk është gjetur asnjë mospërputhje ndërsa 60 zyrtarë kanë mospërputhje në së paku njërën nga kategoritë e deklarimit e deri tek 4 zyrtarë që kanë nga 6 mospërputhje gjithsej.

Për pjesën e dytë, atë të konfliktit të interesit, janë shqyrtuar disa raste të konflikt të interesit të shqyrtuara nga AKK-ja dhe është bërë një interpretim analitik i legjislacionit dhe draft- ligjit të ri për parandalimin e konfliktit të interesit.

Arton Demhasaj, nga Cohu, tha se tha se problemi më i madh është se shumë zyrtar kanë deklaruar që pasurin e kanë fituar para vitit 2010.  Në 9 raste është gjetur që kursimet janë më të mëdha se rrogat që ata marrin.

“…e dimë që parandalimit të interesit është vepër penale, kemi gjete raste që një zyrtar i jepet afat për një muaj tjetrit e zgjate për disa muaj ose me 1 vit”, tha Demhasaj.

Të ngjashme