Zyrtarë me dy e më shumë pozita, nuk deklarohen të gjitha institucionet

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 11:42 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për “Javën Kundër Korrupsionit 2018”, kanë mbajtur tryezën e diskutimit me temën “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin legjislativ”, transmeton Ekonomia Online.

Leonida Molliqaj nga Çohu, ka prezantuar të gjeturat e raportit, ndër të cilët përmendi Kuvendin e Kosovës si një nga institucionet që nuk i është përgjigjur kërkesës së tyre mbi pagat e deputetëve.

“Kemi hasë në probleme gjatë hulumtimit sepse nga 42 vetëm 12 institucione iu janë përgjigjur kërkesës sonë. Kuvendi është njëri prej tyre që nuk ka kthyer përgjigje për pagat e deputetëve.  659 zyrtarë të lartë publikë që mbajnë më shumë se një pozitë,  581 mbajnë dy pozita, 63 tri pozita, 10 katër nga katër pozita, 5 nga 5 pozita”, tha Molliqaj.

Ndërsa, Blend Zyrapi nga KIPRED, prezantoi raportin me gjetjet nga pesë ministri, atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministra e Administratës Publike, Ministra e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“MPMS: 38 persona, nga ta 34 nga një pozitë, tre persona dy pozita, një person tri pozitë. Pozitat e zyrtarëve që mbajnë më shumë se një pozitë në MPMS janë ato të anëtarit të Këshillit, të ligjëruesit në Odën Ekonomike, të trajnerit në IKAP.  Ministria e Administratës: 32 persona, prej tyre 25 persona nga një pozitë, pesë veta me nga dy pozita, një person me tre pozita. Pozitat e zyrtarëve që mbajnë më shumë se një pozitë në ministri janë ato të anëtarëve të Këshillit, ligjëruesit në UP, të këshilltarit të kuvendeve komunale etj. MMPH: 48 persona, nga ta pesë veta me dy pozita, 42 një pozitë, tre pozita një person. Pozitat zyrtarëve që mbajnë më shumë se një pozitë janë, ligjëruesit në UP, këshilltarit të kuvendeve komunale, mjekut etj. MKRS: Janë deklaruar 106 persona. Prej tyre 64 mbajnë një pozitë, 31 me nga dy pozita, 10 me nga tri pozita, një ka katër pozita. Pozitat e zyrtarëve që mbajnë më shumë se një pozita janë, ligjëruesit në UP, këshilltarit të kuvendeve komunale, anëtar të këshillave drejtuese, të arsimtarit, në shkolla të mesme etj. MAShT, janë deklaruar 281 persona, 165 nga një pozitë, 98 persona me nga dy pozita, 17 me tre pozita,një person është me katër pozita. Pozitat e zyrtarëve që mbajnë më shumë se një pozitë janë, ligjëruesit në UP, të arsimtarit në shkolla fillore dhe të mesme, dekanit në UP, të këshilltarit në dy institucione të ndryshme, anëtarit të këshillave drejtues në ministri tjera, nga dy a më shumë pozita në institucione tjera si Kuvend, Ministri e Shëndetësisë, prokurori, QKUK, AShAK etj.”

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës në Zyrën Kombëtare të Audimit, Besnik Osmani tha se fokus i tyre është luftimi i konfliktit të interesit.

“Besoj qe kemi një qasje shume agresive për vet faktin që është ligji për konfliktin e interesit edhe auditori edhe zv. auditori nuk mund të punësohet për ditë ditë pasi ta përfundojë mandatin e vet, për të gjithë zyrtarët e audimitimit. Është një prej institucioneve shumë me specifike, proceset janë shumë të ndara, në mënyrë qe të mos ketë konflikt interesi, stafi auditues nuk mund të qaset në auditim nëse ka konflikt interesi, sepse në fillim e nënshkruajnë kontratën, sipas KIPRED nuk kam njohuri që punon dikush jashtë kësaj”, tha Osmani.

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se për korrupsionin në Kosovë flitet vetëm gjatë javës së korrupsionit që ndodhë një herë në vit, ndërsa ka vlerësuar se sistemi i drejtësisë është më i korruptuari.

“Fatkeqësia është se ky sistem i jonë është se shkon i dënon njerëzit që marrin nga pesë euro por nuk i merr ata që i marrin nga një, dy milionë sepse ata i paguajnë. Kemi kryetarin e gjykatës që për shumën 60 milionë euro është dënuar me dy vjet e gjysmë. Ne kemi një rast brutal është rritja e pagave të kryeministrit dhe Qeverisë dhe për me u bë puna më e madhe është qua në Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatësit janë të korruptuam”, tha Kurteshi.

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate, tha se ndër sfidat që shfaqen janë se zyrtarët shfrytëzojnë dy pozita në nivele të ndryshme. Sipas tij, vettingu është hapi i radhës që duhet të ndërmerret.

“Edhe sot me këtë legjislaturë kemi ministra të kësaj qeverie që janë asamblistë në komunë të Prishtinës dhe që është në opozitë e në nivel qendror është ne pozitë. Kjo është një sfide që duhet trajtuar, nuk mendoj se me një pozitë të jetë përfaqësues në nivel lokal apo qendror. Mendoj që është një problem që duhet me u trajtuar”, pohoi Sejdiu.

Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se shoqëria civile ka rol të madh në korrigjimin e gjendjes nëse adreson gjërat ashtu si duhet.

“Ju si organizata duhet ti adresoni institucioneve, nëse është antiligjore atëherë duhet ligji të merret me problemin.  Në rast me ligjin e konfliktit të interesit duhet vullnet më i madh i mjeteve për ta ndryshuar gjendjen. Janë një sërë institucione që merren qoftë me prokurim, auditim deri me gjykata që marrin vendime. Duhet ti inkurajojmë institucionet që kanë përgjegjësi mbi dënimit për këto raste eklatante në Kosovë”, tha Isufi.

Christina Davis nga USAID tha se Kosova këtë vit duhet të jetë krenare me të arriturat që kanë bërë deputetët me reformat për antikorrupsion.

 

Të ngjashme