Refuzohet padia e Hasan Pretenit ndaj organizatës Çohu

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 14:43 | Nga

Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë padinë e ish-drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Hasan Pretenit, i cili në emër të tij dhe të AKK-së ka paditur organizatën Çohu me pretendimet për shpifje dhe fyerje.

Përveç organizatës Çohu, në të njëjtën padi ai kishte përfshirë gjithashtu Arton Demhasajn, Lorik Bajramin dhe Besnik Boletinin, gazetar në Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese, të cilët në këtë kontest janë përfaqësuar nga avokati Admir Salihu.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë padinë e ish-drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Hasan Pretenit, i cili në emër të tij dhe të AKK-së ka paditur organizatën Çohu! me pretendimet për shpifje dhe fyerje.

Përveç organizatës Çohu, në të njëjtën padi ai kishte përfshirë gjithashtu Arton Demhasajn, Lorik Bajramin dhe Besnik Boletinin, gazetar në Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese, të cilët në këtë kontest janë përfaqësuar nga avokati Admir Salihu.

Gjykata e ka hedhur poshtë padinë e AKK-së si të palejuar, ndërsa padinë private të Pretenit si të pabazuar.

“Pas vlerësimit të pretendimeve të paditësit të dytë Hasan Preteni dhe kundërshtimet e të paditurve të parashtruara nga përfaqësuesit e tyre lidhur me shpifjen dhe fyerjen nga të paditurit, gjykata duke ju referuar provave të administruara gjeti se kërkesëpadia e paditësit është e pabazuar”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.

Aktgjykimi obligon paditësit që në “mënyrë solidare t’ia kompensojnë të paditurve shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 1,393.60€ të gjitha në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi nën kërcenim të përmbarimit të dhunshëm”.

Padia ishte bërë me 07.05.2012 në lidhje me një raportim të Preportr për mosdeklarimin e bizneseve nga shtatë deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Rastet e këtyre deputetëve janë dërguar fillimisht në AKK, dhe pas publikimit të shkrimit, z. Pretenit ka deklaruar për RTK se i kanë kontrolluar bizneset e shtatë deputetëve dhe ka rezultuar se ato janë pasive dhe nuk kanë asnjë qarkullim financiar. Por Preportr pati gjetur se katër nga shtatë bizneset e deputetëve kanë qarkullim financiar me qindra-mijëra euro. Pas publikimit të qarkullimit financiar të katër bizneseve, z. Preteni pati deklaruar për KTV-në se “nuk ka rëndësi a është biznesi pasiv, apo aktiv, ai duhet të deklarohet”.

Pas publikimit të këtyre fakteve, AKK nën udhëheqjen e Pretenit ka ndërhyrë në regjistrat e deklarimit të pasurisë të disa prej deputetëve, duke ua shtuar bizneset që ata nuk i kanë deklaruar fare. Këtë veprim Çohu e ka konsideruar si falsifikim të regjistrave të deklarimit të pasurisë.

Ish-drejtori i AKK-së Hasan Preteni, prej periudhës së padisë ka refuzuar bashkëpunimin me Organizatën Çohu dhe Qendrën Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme