Çokollata mbush rrugën në një qytet në Gjermani

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Rreth një ton çokollatë e lëngshme kishte mbuluar një rrugë në një qytet në perëndim të Gjermanisë.

Zjarrfikësit kanë bërë të ditur se një rezervuar, në fabrikën e çokollatës DreiMeister në Westonnen, në periferi të qytetit të Werl, ishte përmbytur për ta mbuluar më pas rrugën, transmeton Koha.net shkrimin e CNN.

“Rreth një ton çokollatë së pari rrodhi në oborr e më pas edhe në rrugë”, ka thënë një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve Werl, të cilët e larguan atë nga rruga.

Pas këtij incidenti rreth 25 zjarrfikës u angazhuan për ta pastruar rrugën.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme