Kosova ka të bëjë me një ngecje në një nga hapat e vendimmarrjes, pra të miratimit të propozimit në nivel të Komisionit Parlamentar Funksional për heqjen e vizave. Nëse Demarkacioni nuk kalon rrezikohet procesi.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, kërkon nga ligjvënësit të reflektojnë seriozisht dhe të veprojnë në interes të vendit dhe në interes të secilit qytetar të Kosovës që edhe ashtu janë stërngopur duke e pritur përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave.
“Gjëja e fundit që u duhet qytetarëve është të vuajnë pasojat e veprimeve tona, apo thënë më mirë në këtë rast mosveprimit”, ka thënë Çollaku në një intervistë për gazetën “Zëri”. Ai bën të ditur se tashmë janë konsumuar të gjitha mundësitë dhe se ka ardhur koha e vendimmarrjes.
Ai thotë se Marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet të procedohet në Kuvend dhe deputetët duhet të debatojnë dhe të vendosin duke u bazuar në argumente lidhur me të dhe të vendosin duke u bazuar në mandatin që kanë, në mënyrë që të mos rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët dhe krahas këtij procesi të mos dëmtohen edhe relacionet e shkëlqyera fqinjësore me Malin e Zi.
Çollaku bën të ditur se kemi të bëjmë me një ngecje në një nga hapat e vendimmarrjes, pra të miratimit të propozimit në nivel të Komisionit Parlamentar Funksional. /ZERI