Kriza në Ukrainë si rrjedhojë e kërcënimeve ushtarake ruse mund të prodhojë një luftë të formatit të gjerë, sipas profesorit të Kriminalistikës, Fatmir Çollakut, ndonëse shprehet skeptik se një gjë e tillë mund të ndodhë.
Teksa ka folur për këtë krizë, Qollaku ka thënë se roli i SHBA-së në këtë rast është primar në zgjidhjen e një kompromisi ndërmjet këtyre dy shteteve.
Qollaku për Ekonomia Online u shpreh se Kosova mund të ketë interferime si çdo shtet tjetër, ku sipas tij nëse shkaktohet luftë e madhe nga Rusia në drejtim të Ukrainës do të ketë involvim të subjekteve tjera.
“Kosova mund të ketë interferime si çdo shtet i regjionit sepse nëse shkaktohet një luftë e madhe në kuptimin e pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë do të involvohen subjektet tjera për një luftë të formatit të gjerë gjë që nuk besoj që do të ndodhë sepse prapë në tavolinën e bisedimeve do të fitojë diplomacia që nënkupton kompromis politik sepse kërkesat e Rusisë janë të skajshme. Edhe SHBA-ja do të bëjmë kompromise politike të arsyeshme ku do t’i shmangen pushtimin nga ana e Rusisë”, u shpreh Çollaku.
“Meqenëse bëhet fjalë për Rusinë, SHBA do të kenë rolin primar. Prandaj domosdoshmërish Amerika do ta ketë rolin primar në koordinimit të procesit dhe rekomandimit sepse nuk do të ndodhë luftë e formatit të gjerë. Mjafton të jemi aleatë i SHBA-së, i demokracisë”, tha ai.