Comodita, ekspozues në panairin ndërkombëtar të produkteve të shtëpisë dhe tekstilit Heimtextil në Gjermani
Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita po merr pjesë si ekspozues në panairin shumë të njohur në botë Heimtextil, i cili zhvilllohet tradicionalisht në Frankfurt të Gjermanisë. Ky panair konsiderohet të jetë një event i vlefshëm për ekspozuesit dhe blerësit, ku takohen e gjithë industria e tekstilit për të lansuar në treg produkte te reja për shtëpi nga trendet e fundit.
Comodita apo Ventius International po merr pjesë në panairin Heimtextil 2022, me një sipërfaqe prej 180m2 dhe po ekspozon një shumëllojshmëri të prodhimeve të saj si shpuzë, lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëk ergonomik e anatomik dhe mbishtresa dysheku të prodhuara me teknologjinë më moderne për t’u ofruar klientëve të saj komoditetin e nevojshëm.
Comodita ka pasur vizita të shumta nga përfaqësues të kompanive të njohura dhe takime ku është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të tregut.
Drejtori ekzekutiv z.Eroll Shabi e konsideron këtë panair si destinacionin e duhur për të lansuar produktet dhe mundësi për vizitorët ndërkombëtar që të shohin tendencat më të fundit në industrinë e gjumit. Gjithashtu ai thekson “Pjesëmarrja në këtë panair paraqet një rast unik për rritjen e potencialit të tregut, përkatësisht përfitimin e klientëve të rinjë. Si rrjedhojë, vetëm për dy ditët e para janë arritur 6 marrëveshje bashkëpunimi me kompani të mëdha që veprojnë në Amerikë, Gjermani, Francë dhe Britani e Madhe”.
Ndërsa përgatitjet rreth shtandit që kompania dhe produktet të duket në nivelin sa më të lartë kanë fillluar qysh para një viti.
“Me qëllim të prezantimit sa më dinjitoz të kompanisë në këtë panair, përgatitjet në aspektin vizual të shtandit, komunikimit, promovimit dhe dizajnimit të produkteve përfshijnë periudhën 1 vjeqare. Së bashku me një ekip profesional është punuar me qëllim të ekspozimit sa më unik duke përdorur inovacionet e fundit teknologjike. Kjo ka rezultuar që shtandi i Comodita të jetë shumë atraktiv për vizitorët nga të cilët kemi marr feedback pozitiv”, thekson menaxherja e marketingut, Albana Gazija-Qaushi.
Ndër të tjera, përfaqësues të shitjes dhe eksportit pranë Comodita potencojnë se po vlerësohet lartë performanca e kompanisë si rezultat i afirmitetit tonë nëpër botë. Kapacitetet e larta të prodhimit, zhvillimi dhe inovacionet në produkte të prezantuara në panair po sjellin bashkëpunim me kompani prestigjioze.
Panairi Heimtextil është i hapur për vizitorët nga data 21-24 Qershor në të cilin po marrin pjesë 2300 ekspozues nga 63 vende të botës dhe pritet të vizitohet nga mbi 60,000 vizitorë.