Conference League ndizet sonte me ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Prishtinë | 07 Maj 2026 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Emocione të mëdha priten sonte në UEFA Europa Conference League, ku zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të edicionit 2025/26.

Në program janë dy përballje shumë interesante: Crystal Palace pret Shakhtar Donetsk, ndërsa Strasbourg përballet me Rayo Vallecano.

Pas fitorës në ndeshjen e parë, Palace janë favorit absolut për të kaluar tutje, ku në shtëpi e presin skuadrën Ukrainase. Derisa më hapur do të jetë në sfidën tjetër ku Rayo Vallecano udhëton në Francë pas avantazhit 1-0 ndaj Strasbourgut.

Pas ndeshjeve të para, gjithçka mbetet e hapur në garën për finalen e madhe të Conference League, e cila do të zhvillohet më 27 maj në Leipzig.

Skuadrat synojnë të shkruajnë histori në Evropë, ndërsa tifozët presin një mbrëmje spektakolare me gola.

Të ngjashme