Interi ka nisur bisedimet me Atletico Madridin për mundësinë e rikthimit në Serie A të ish-lojtarit të Juventusit, Alvaro Moratën.
Zikaltërit duan të gjejnë një sulmues, pasi Lautaro Martinez do të largohet.
Edinson Cavani i tha jo propozimit të Interit, ndërsa para tij refuzoi dhe Dries Mertens.
Belgu do të rinovojë me skuadrën e Napolit. Trajneri Antonio Conte do me patjetër një sulmues.
Alvaro Morata është një emër i rëndësishëm, pasi Cavaniprite të kalojë tek Atletico Madridi dhe mund të ketë një rokadë mes palëve. Sulmuesi ka shënuar 17 gola në ndeshje në Spanjë.